Sulmuesi i krahut, Ainsley Maitland-Niles, mund të largohet nga Arsenali.
Talenti anglez që nuk po gjen hapësira në formacionin bazë mund të huazohet nga londinezët.
Interesim së fundmi për 23-vjeçarin ka shprehur Leicesteri City, që po tenton huazimin e anglezit.
Për sulmuesin e krahut interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze, Southampton dhe WBA.
Niles këtë sezon ka luajtur në vetëm 485 minuta në Premier League.