Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mainzi sfidon Leedsin për Berishën

Ekipi nga Bundesliga, Mainzi po e sfidon Leeds Unitedin për shërbimet e sulmuesit Mërgim Berisha, kanë raportuar mediumet turke të mërkurën.

Bëhet e ditur se Mainzi i ka bërë ofertë zyrtare Fenerbahçes për Berishën. Thuhet se ekipi gjerman ka ofruar dy milionë euro për ta bindur Fenerbahçen në lirimin e tij.

Megjithatë, krerët e ekipit nga Superliga e Turqisë po kërkojnë të paktën pesë milionë euro për Berishën, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jorge Jesus për sezonin e ri.

Po ashtu, Fenerbahçe deri më tani ka refuzuar dy oferta të Leeds Unitedit që po insiston për transferimin e Berishës.

24-vjeçari është pjesë e Fenerbahçes prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Salzburgu i Austrisë dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Në 22 paraqitje në kampionatin turk, ai shënoi katër gola dhe bëri dy asistime.

Artikuj të ngjashëm