Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi me ofertë të dytë për Berishën

Leeds United i ka bërë ofertë të dytë Fenerbahçes për sulmuesin kosovar Mërgim Berisha, ka raportuar “transfermarkt”. Klubi turk raportohet se është në krizë financiare dhe këtë mundësi po mundohet ta shfrytëzojë klubi anglez.

Klubi i Premier Leagues së Anglisë i ka ofruar së fundmi 2 milionë euro për transferimin e Berishës. Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e parë, por gjasat janë të vogla ta refuzojë edhe ofertën e dytë për shkak të obligimit për t’iu përmbajtur rregulloreve të Superligës. Berisha me Fenerin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Te kjo skuadër u transferua vitin e kaluar.