Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez dëshironte kalimin tek Unitedi

Riyad Mahrez kishte lëshuar kampin stërvitor të Algjerisë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës pasi dëshironte të kalonte tek Manchester Unitedi.

26-vjeçari, i cili kishte shprehur dëshirën për largim nga Leicesteri, mori lejen që të largohej nga ekipi kombëtar për të kompletuar një kalim te ndonjë klub tjetër, por në fund ai dështoi.

Mahrez besohet se ishte në radar të Arsenalit, Chelseat, Barcelonës dhe PSG-së.

Sipas “DailyStar”, futbollisti dëshironte kalimin te skuadra e Manchesterit, por palët nuk ishin takuar fare.

Mahrezi ka shënuar 35 gola në 141 paraqitje për Leicesterin.

Artikuj të ngjashëm