Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Madrilenët përgatisin ofertën prej 70 milionë euro për mesfushorin e Napolit

Real Madridi mendohet se po përgatitë ofertë prej 70 milionë eurove për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

“Los Blancos” tash e një kohë të gjatë është në kërkim të spanjollit, dhe në qershor synojnë ta transferojnë atë, transmeton KTV.

Gazeta italiane shkruan se ofertën prej 70 mln eurove do ta ketë shumë të vështirë që ta refuzojë presidenti i Napolit, Aurelio De Laruentiis.

Fabian Ruizi ka pasur formë të shkëlqyer me napolitanët qëkur u transferua nga Real Betisi për 30 milionë eurove para dy vjetëve.

Në këtë edicion, Ruizi ka shënuar një gol dhe ka dy asistime në 21 paraqitje në Serie A e në Ligën e Kampionëve.