Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maccabi Haifa feston titullin para 30 mijë tifozëve

Futbollistët e skuadrës nga Izraeli, Maccabi Haifa e kanë festuar titullin e kampionit para një numri të madh tifozësh,

Në stadiumin “Sammy-Ofer”, të dielën mbrëma ishin tubuar hiq më pak se 30 mijë tifozë për ta përcjellë ndeshjen kundër Hapoel Beer Sheva.

Këtë duel, e fitoi Maccabi Haifa me rezultatin 3:2 për ta fituar titullin e kampionit për herë të parë pas një dekade.

Festa e tifozëve të Haifas ishte e çmendur me fishekzjarrë pasi qeveria e Izraelit ka lejuar kthimin e tifozëve në tribuna për ndeshjet e fundit pas kampanjës efektive të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit.