Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thirrjet “Palestina” acaruan tifozët izraelitë

Dhuna ka shpërthyer në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndërmjet Hamrunit dhe Maccabi Haifas, të martën mbrëma.

Tifozët e skuadrës izraelite kanë hedhur mjete të forta në drejtim të tifozëve të skuadrës nga Malta, në ndeshjen që u luajt në “Centenary Stadium” në Ta’ Qali të Maltës.

Maccabi Haifa e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 4:0.

Përleshjet mes tifozëve të skuadrës vendëse dhe mysafire janë shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Tifozët maltezë kanë bërë thirrje “Palestina, Palestina”.