Lyoni ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Lilles, Thiago Mendes për 25 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra franceze të mërkurën. Mendes te Lyoni do të zëvendësojë Tanguy Ndombelen.
Ky i fundit të martën u transferua nga Lyoni te Tottenhami për 60 milionë euro. Mesfushori defensiv brazilian Thiago Mendes me Lillen stinorin e kaluar luajti 36 ndeshje në të gjitha garat ndërsa pati katër asistime. Ai te Lille kishte luajtur për dy vite, që nga transferimi nga Sao Paulo.