Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni interesohet për mbrojtësin e VIllarrealit, Mandi

Mbrojtësi i Villarrealit, Aissa Mandi mund të largohet gjatë verës së këtij viti për t’iu bashkuar skuadrës së Lyonit.

Mandi është kërkesë e klubit francez pavarësisht që këtë sezon nuk ka pasur shumë hapësirë.

Algjeriani 30-vjeçar me klubin spanjoll ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Edicionin aktual ka shënuar dy gola në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm