Milani është në mesin e disa klubeve të Evropës që është i interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Brestit, Lilian Brassier.
Kështu kanë raportuar të premten mediat italiane.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Ligue 1 deri në verën e vitit 2025.
Megjithatë, ai është i gatshëm të largohet nga klubi nëse Milani bën ofertën e duhur.
Monaco është prej skuadrave të tjera të interesuara për të dhe ka ofruar 11 milionë euro.
Brassier ka zhvilluar 15 paraqitje në edicionin aktual dhe e ka një gol të shënuar.