Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lutoni forcohet me portierin Krul

Portieri Tim Krul është rikthyer në Premier League, pasi ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Lutonit. Krul te Lutoni është transferuar nga Norwich City dhe është prezantuar të enjten.

35-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit te Lutoni, ekip të cilit i është bashkuar si lojtar i lirë pasi ka shkëputur kontratën me Norwichin.

Krul është larguar nga Norwichi pas pesë edicioneve dhe pritet të debutojë këtë vikend me fanellën e Lutonit.

Te Lutoni që këtë edicion po debuton në elitën e futbolli anglez ka pësuar humbje në xhiron e parë nga Brightoni me rezultatin 4:1. Krul është përforcimi i dhjetë i Lutonit në këtë afat kalimtar.

Artikuj të ngjashëm