Shkëlqim Demhasajt i kishin shkuar shumë gjëra në mendje vitin e kaluar. Një prej mendimeve ishte edhe largimi nga futbolli, nëse trajneri nuk do ta inkuadronte si titullar në ndeshjen e fundit të edicionit 2015\2016.
Braktisjen e karrierës ende pa e nisur mirë, si opsion ia kishte kumtuar edhe trajnerit të skuadrës së Schaffhausenit, ku bënte pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Tregon se ishte lodhur duke ndenjur si rezervist. Por lutja e tij për t'ia dhënë rastin doli me fat. Demhasaj 21-vjeçar shkëlqeu në ndeshjen e fundit kampionale të "Challenge League" të Zvicrës, që i bie kategoria e dytë. Shënoi dy gola në fitoren që Schaffhauseni e arriti ndaj Aaraus në udhëtim me rezultatin 3:1. Nga kjo ndeshje, nisi edhe shkëlqimi i Shkëlqimit.
"Ishte momenti më i mirë që kam përjetuar. Por, nëse nuk do të kisha luajtur, nuk do të vazhdoja më me futboll. Do të bëja diçka, sepse u lodha më duke ushtruar dhe pa luajtur, ndonëse e meritoja. Bëhesha nervoz shumë, sepse doja të luaja. Në ushtrime isha ndër më të mirët, por nuk fitoja rastin nëpër ndeshje", kujton Demhasaj.
Sulmuesi shtatlartë edhe sot e kësaj dite nuk e di arsyen pse nuk e kishte besimin e trajnerit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.