Trajner i Drenicës, Tahir Lushtaku, i ka kritikuar lojtarët pas disfatës nga Ballkani 2:0.
Sipas Lushtakut, futbollistët nuk e dhanë më të mirën e tyre dhe ndeshjen e humbën nga gabimet.
“Mendoj që ishte paraqitje e dobët nga ana e skuadrës sime. Edhe te goli i parë dhe i dytë gabuam. Ne kemi mundur të reagojmë më mirë. Skuadra ime nuk ishte në ditën e vet. Angazhimi i futbollistëve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ishte një ditë e keqe. Kemi ardhur nga disfata ndaj Malishevës dhe kemi bërë disa ndryshime në formacion, por të cilat nuk dhanë rezultat. Kemi shumë probleme, sidomos në pjesën defanzive. Po të kishim seriozitet më të madh do të duhej të shënonim. Edhe zëvendësimet që bëmë e kanë zbehur shumë lojën. Por edhe lojtarët që kanë luajtur, nuk e kanë dhënë më të mirën”, deklaroi Lushtaku.