Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është ndarë i pakënaqur me lojën që ka shfaqur skuadra që ai drejton. Drenica humbi në udhëtim te Ulpiana 3:1.
Sipas Lushtaku, paraqitja ka qenë e dobët.
“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, por sot kemi pasur një paraqitje të dobët. Nuk jam i kënaqur me mënyrën e lojës që kemi luajtur. Kemi pasur shumë gabime në pasime dhe në mbulim të kundërshtarit. Kemi qenë shumë të ngathët. Mendoj që Ulpiana e ka fituar ndeshjen me mirët. E ka dashur fitoren më shumë, ka vrapuar më shumë”, u shpreh Lushtaku. Lushtaku theksoi se kur ekipi nuk luan mirë, pëson. “Kur ekipi nuk luan mirë, pëson. Ne sot nuk kemi mundur ta aplikojmë lojën tonë. Ky terren është i mirë dhe na mundëson të luajmë bukur, pasi kemi lojtar të mirë të cilët janë të rrezikshëm dhe luajnë mirë me kombinime. Ulpiana, të gjitha golat që i ka shënuar, i ka shënuar me gabime tona. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Lushtaku. Drenica renditet e pesta me 28 pikë pas 22 ndeshjeve të luajtura.