Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahir Lushtaku i pakënaqur me referimin

kf drenica, kf prishtina, sport, futboll, superliga

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, beson se skuadra e tij ka merituar pikët e plota ndaj Prishtinës. Ndeshja e luajtur të dielën u mbyll 1:1.

Trajneri i skuadrës nga Skenderaj është shprehur i pakënaqur edhe me gjykimin e ndeshjes, duke aluduar se skuadra e tij u dëmtua.

“Nëse e analizojmë në përgjithësi ndeshjen, nga minuta e parë deri në fund, ndoshta në një formë nuk jam i kënaqur pasi mendoj që është dashur ta fitojmë ndeshjen në bazë të rasteve që kemi pasur.

Ne kemi hyrë në këtë ndeshje të kthehemi me pikë të plota. Por edhe me një pikë jam i kënaqur, pasi lojtarët u angazhuan dhe besoj se kanë luajtur dhe i kanë kryer detyruat ashtu siç jemi marr vesh përveç rasteve të cilat nuk arritëm t’i konkretizonim”, ka theksuar Lushtaku.

“Pjesa e referimit është për keqardhje dhe sipas meje në shumë situata na ka penalizuar referimi, por pa dashur të hyjë në situata të referimit pasi nuk dua të merrem në këtë pjesë. Goli i Prishtinës dukej i dyshimtë dhe në disa situata ka qenë i njëanshëm”, deklaroi tutje Lushtaku.