Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lushtaku thotë se morën gola të lehtë

Tahir Lushtaku ka thënë pas ndeshjes me Gjilanin se Drenica mori gola të lehtë, ndërsa pjesën e dytë nuk e ka komentuar fare.

Tekniku drenicas është shprehur duke thënë se është dashur të shfrytëzohen rastet të cilat i kanë pasur lojtarët që ai i drejton.

“Në pjesën e parë patëm tri-katër raste shumë të mira për të shënuar. Më pas, pësuam dy gola, të cilat ua falëm. Në pjesën e parë, edhe pse ishim në disavantazh prej 2:0, në bazë të lojës dhe rasteve, ne ishim më të mirë. Për pjesën e dytë nuk kam çfarë të them”, ka thënë Lushtaku.

Drenica u mposht 5:0 nga Gjilani.

Artikuj të ngjashëm