Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e ka cilësuar fitoren ndaj Ballkanit si më të rëndësishmen të këtij sezoni.
Lushtaku ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen në fitoren 3:1.
“Kishim përballë skuadrën më të mirë të këtij edicioni. Në pjesën e parë kemi luajtur ndeshje më të kujdesshme. Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë pasi nuk arritëm t’i shfrytëzonim kundërzbritjet. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbim, pasi këta 45 minuta do të vendosnin për fatin tonë në Superligë. Ishim më kërkues dhe arritëm t’i shfrytëzojmë rastet për të shënuar. Besoj që edhe djemtë e kanë kuptuar që duhet të sakrifikohemi dhe të angazhohemi për të arritur objektivin për të marrë fitoren më të vështirë”, ka theksuar Lushtaku.