Menaxheri i Romelu Lukakut, Federico Pastorello, nuk e ka mohuar se belgu mund të rikthehet në Serie A.
Lukaku u transferua këtë vit nga Interi te Chelsea dhe nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra londineze.
“Tani le të lejojmë që Chelsea ta shijojë atë, por ne do ta shohim përsëri në Serie A sepse ai është i dashuruar me vendin tonë”, deklaroi Pastorello.
28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026. Këtë sezon ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm