Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i gëzoi fansat me rikthimin e tij në “Giuseppe Meazza” pas një viti në Chelsea. Por ai është shfaqur me mbipeshë dhe po i nënshtrohet një diete të rreptë.
Lukaku pati një sezon për ta harruar te Chelsea, ndërsa teë Interi shihet ende si hero. Ai ishte një nga kontribuuesit kryesor në fitimin e titullit sezonin e kaluar dhe ata shpresojnë se ai mund ta bëjë përsëri. Sidoqoftë, duhet të përgatitet mirë.
Belgu ka pasur problem me peshën e tepërt edhe më herët në karrierën e tij. Mediat italiane theksojnë se ai i ka lënë të gjithë gojëhapur kur ka mbërritur në qendrën stërvitore të Interit dhe stafi po përpiqet ta rregullojë peshën e tij, shkruan SportsBrief.
Lukaku pranoi një program diete të përshkruar nga nutricionistët specialë. Synimi është që Lukaku të bie në 101 kilogramë. Vlerësohet se Lukaku është më i mirë në 101 kg.
Mediat italiane nuk deshën të zbulojnë detajet, se sa kilogramë peshon aktualisht sulmuesi belg, por aktualisht është në dietë të rreptë.
Edhe
Interi nuk ka interesim për Lukakun
Problemi në Angli ishte se Lukaku po punonte për të fituar sa më shumë muskuj. Ai përdori një dietë të ndryshme dhe pati pasoja të ndryshme. Në Inter i dhanë një regjim ndryshme që u bë më shpërthyes dhe këtë do ta bëjnë sërish.
Nutricionistët e punësuar nga Interi i ka thënë Lukakut të mos përdorë patatet, ushqimet e skuqura, pijet e gazuara dhe alkoolike. Nga ana tjetër, do ta ushqejnë me sallata, peshk, pulë dhe makarona posaçërisht për t'i rikthyer shpejtësinë dhe lëvizshmërinë.