Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku i shqetësuar se mund ta humbë Botërorin

Romelu Lukaku mund të mbetet jashtë Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Reprezentuesi i Belgjikës vazhdon të mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Kthimi i tij tek skuadra e Interit, nuk ka shkuar sipas planit pasi po përballet me një lëndi të kofshës së majtë.

Që nga gushti, ai nuk ka startuar në asnjë ndeshje. Në javën e shkruar u rikthye në fushë duke u paraqitur 29 minuta në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A, por si duket lëndimi po e shqetëson ende.

Mediat në Itali shkruajnë të enjten se Lukaku ka udhëtuar drejt Belgjikës ku do të ketë disa kontrolle për të parë saktë shkallën e lëndimit.

Lukaku është i shqetësuar se mund të humbas Botërorin dhe për këtë do të punojë me mjekët e përfaqësueses së Belgjikës për të qenë i gatshëm.

Edhe Lukaku mbetet në dyshim për Botëror Sport Lukaku mbetet në dyshim për Botëror

Ndeshjen e parë Belgjika e luan me 23 nëntor kundër Kanadasë.

Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, Lukaku fluturoi për në Belgjikë dje për të kuptuar dëmtimin e tij dhe për t'iu nënshtruar një raundi testesh mjekësore, duke punuar së bashku me mjekët e ekipit kombëtar belg.