Sulmuesi Romelu Lukaku, ende nuk është i gatshëm për ta ndihmuar Belgjikën në Kampionatin Botëror që nis të dielën. Lukaku nuk ka stërvitur me përfaqësuesen e Belgjikës të hënën.
Ai vazhdon të punojë në palestër. Sipas mediave në Belgjikë, të hënën ka pasur testime të reja për të parë nëse shërimi ka shkuar mirë.
Megjithatë, 29-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi i Belgjikës Roberto Martinez dhe do të udhëtojë të martën me ekipin drejt Kuvajtit në kampin stërvitor. Lukaku në dy javët e fundit ka punuar në Belgjikë me fizioterapistin, Lieven Maesschalk. Selektori Martinez ka afat deri me 22 nëntor për të zëvendësuar Lukakun me ndonjë sulmues tjetër, nëse futbollisti i Interit nuk do të jetë gati. Sulmuesi belg ka probleme me muskulare dhe që nga fundi i muajit gusht, ka luajtur në vetëm dy ndeshje si zëvendësues. Ndeshjen e parë Belgjika e luan me 23 nëntor kundër Kanadasë. Bën pjesën në Grupin F ku janë edhe Kroacia e Maroku.