Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku kthehet nga lëndimi

Interi pritet që ta ketë në skuadër të rikthyerin nga lëndimi, Romelu Lukaku.

Kështu ka shkruar “Sky Sport Italia” të mërkurën, që ka thënë se Lukaku mund të paraqitet të enjten në miqësoren që Interi e luan kundër Regginas.

Qendërsulmuesi belg dështoi me Belgjikën në Botëror, por ka pasur shumë telashe me lëndime muskulore.

Me Belgjikën në Kupën e Botës që u mbajt në Katar, 29-vjeçari zhvilloi vetëm nëntë minuta ndaj Marokut dhe 45 minuta ndaj Kroacisë.

Lukaku dështoi të shënonte gol, ndërsa Belgjika nuk e kaloi fazën e grupeve.