Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku: E kërkova largimin nga Interi

Romelu Lukaku vendosi të largohet nga Interi, për t’u transferuar te Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi belg u kushtoi londinezëve 115 milionë euro për ta rikthyer në “Stamford Bridge”.

Vetë sulmuesi belg ka bërë të ditur se ishte ai që e ka kërkuar largimin nga skuadra italiane për t’u transferuar te “Blutë e Londrës”.

“Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano. Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të arrijnë marrëveshje”, deklaroi Lukaku.

28-vjeçari ka dy paraqitje me Chelsean në sezonin e ri duke shënuar një gol.