Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Lukaku i bashkohet Chelseat

Chelsea e ka zyrtarizuar transferimin e Romelu Lukakut nga Interi.

“Blutë e Londrës” kanë paguar 97.5 milionë funte për sulmuesin “nerazzurr” që rikthehet te skuadra londineze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

28-vjeçari belg ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ai e la Chelsean në vitin 2014 për t’iu bashkuar Evertonit për 28 milionë funte në atë kohë.

“Kam qenë këtu si fëmijë dhe kam mësuar shumë. Tani kthehem me shumë eksperiencë dhe më i rritur”, ka thënë Lukaku. “E kam përkrahur Chelsean si fëmijë dhe tani është koha të kthehem dhe të mundohem ta ndihmoj të fitojë më shumë tituj dhe kjo është ndjenjë e shkëlqyer.”

Transferimi i tij është i dyti më i shtrenjti në Britani. Manchester City ditë më parë pagoi 100 milionë funte për Jack Grealishin.

Lukaku është golashënuesi më i mirë i Belgjikës dhe është lojtari më i shtrenjtë që është shitur nga një klub i Serie A.

U bë futbollisti i tretë më i shtrenjtë që u ble nga një klub italian kur iu bashkua Interit në verën e vitit 2019 nga Manchester Unitedi për 74 milionë funte.