Chelsea raportohet se është shumë afër të arrijë marrëveshje me Evertonin për riblerjen e Romelu Lukakus.
Belgu e ka pranuar publikisht se dëshiron largimin nga Evertoni në kërkim të një klubi që mund të fitojë trofe.
Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim për sulmuesin, por sipas Sky Sports, një rikthim të Chelsea është gati punë e kryer.
Në verën e vitit 2011 Lukaku ishte transferuar te Chelsea nga Anderlechti, por u largua në drejtim të Evertonit që bleu kartonin e tij prë 28 milionë funte.
Artikuj të ngjashëm