Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lucas Moura te Tottenhami deri më 2024

Foto: Reuters

Tottenhami ka njoftuar se ylli Lucas Moura ka nënshkruar kontratë të re me këtë klub, e që e mban atë në Londër deri më 2024.

Braziliani realizoi hat-trick në gjysmëfinalen historike me Ajaxin në maj, për të ndihmuar Tottenhamin në një përmbysje të pazakontë për të arritur finalen.

Lucas iu bashkua Tottenhamit në janar të vitit 2018 nga Paris Saint-Germani.

Deri tash për londinezët braziliani ka realizuar 16 gola në 60 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm