Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lozano së paku një muaj jashtë fushës

Skuadra e Napolit ka konfirmuar se Hirvin Lozano ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Sipas stafit mjekësor të klubit italian, sulmuesi meksikan pritet të mungojë së paku një muaj.

Kolumbiani nuk do të luajë kundër Granadas në Ligën e Evropës dhe pritet t’i humbasë ndeshjet në Serie A kundër Atalantas, Beneventos, Sassuolos dhe Bolognas.

Napoli tashmë është pa Kalidou Koulibalyn, Diego Demmen, Elseid Hysajn, Dries Mertensin dhe Kostas Manolasin.