Skuadra e Napolit është duke u përballur me lëndime të shumta. Trajneri Luciano Spalleti nuk do të mund të llogaritë në shtatë futbollistë.
Lojtari i radhës që është lënduar është sulmuesi i krahut, Hirving Lozano.
Përveç Lozanos, në dispozicion të trajnerit Spalleti nuk do të janë as Fabian Ruiz, Kalidou Koulibaly, Lorenzo Insigne, Victor Osimhen, Zambo Anguissa dhe Stanislav Lobotka.
Napoli është në pozitën e dytë në Serie A pas 16 ndeshjeve me 37 pikë.