Skuadra e Interit do të jetë pa sulmuesin kryesor, Lautaro Martinez në dy ndeshjet e fundit të këtij viti. Klubi italian ka njoftuar të premten se për shkak të lëndimit, Lautaro do të qëndrojë jashtë fushe deri në muajin janar.
Lautaro u lëndua në humbjen e Interit nga Bologna në kuadër të Kupës së Italisë dhe do të mungojë në duelet ndaj Lecces dhe Genoas, që zhvillohen në kuadër të Serie A.
Aktualisht, Lautaro është golashënuesi më i mirë në kampionatin e Italisë, ku ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të luajtura deri më tani. Ai pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2028.
Artikuj të ngjashëm