Paraqitjet e mira gjatë vitit 2019 të xhudistes Loriana Kuka, kanë bërë që edhe të ardhurat e saj nga Bursa Olimpike Tokio 2020, të rriten.
Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka aprovuar sot kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’ia rritur bursën Olimpike Lorianës nga 150 dollarë në 500 dollarë, transmeton Koha.net.
Loriana (-78 kg) gjatë këtij viti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.
Me propozimin e KOK-ut, SO i IOC i ka ndalur bursën Olimpike karateistit Orges Arifi, i cili ka vendosur të garojë për Kombëtaren e Shqipërisë.
Bursa Olimpike Tokio 2020 marrin 18 sportistë.
-
Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020
-
Bursa për 27 sportistët, Distria Krasniqi në krye të listës
-
Kuka: Dëshmuam se jemi popull i fortë e me virtyte
-
I jep fund karrierës Loriana Kuka, faleminderit për medaljet e emocionet
-
KOK-u njofton për ndryshimet e bursave olimpike “Paris 2024”