Kampioni i unifikuar i botës në peshën e lehtë në boks, Vasyl Lomachenko, thotë se e ardhmja e tij në boks është e paqartë, nëse ai fiton të katër titujt e mëdhenj në peshën e lehtë në muajt në vijim, shkruan BBC.
Ukrainasi 31-vjeçar, që ka titujt e botës në versionet WBA dhe WBO, do të përballet të shtunën në Londër me britanikun Luke Campbell, ku në lojë do të jetë edhe titulli i lirë në versionin WBC në peshën e lehtë, transmeton Koha Ditore.
Lomachenko ka thyer rekordet për shpejtësinë me të cilën ka fituar tituj bote në tri kategori të ndryshme në boksin profesionist.
"Është një nga synimet e mia dhe ëndrra ime që të vendosi emrin tim në histori të boksit. Kjo është arsyeja pse nisa karrierën në boks profesionist dhe luftova për titull bote në meçin tim të dytë profesionist. Unë jam boksieri që ka fituar më së shpejti tituj bote në tri kategori të ndryshme, kështu që bëj çdo gjë për trashëgimi", ka thënë Lomachenko.
Lomachenkos iu deshën vetëm 12 luftëra në boks profesionist për të fituar tituj bote në peshën pendël, super-pendël dhe në atë të lehtë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)