Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lomachenko rikthehet me një fitore impresive

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko është rikthyer me një fitore impresive pas humbjes që e pësoi në tetor të vitit të kaluar nga Teofimo Lopez.

Superylli i boksit Lomachenko triumfoi të shtunën mbrëma në Las Vegas me nokaut teknik në raundin e nëntë ndaj japonezit Masayoshi Nakatani, në meçin e zhvilluar në kategorinë e lehtë.

Lomachenko e rrëzoi një herë Nakatanin në raundin e pestë. Ndërsa dominoi luftën. Ai ishte duke kryesuar dukshëm me pikë deri në momentin e ndërprerjes së meçit.

Për Lomachenkon 33-vjeçar është fitorja e 15-të në boksin profesionist (11 KO), karshi dy humbjeve.

Artikuj të ngjashëm