Matej Delaq beson se më në fund ka ardhur koha të largohet nga skuadra e Chelseat, pas shtatë vjetëve dhe pa asnjë ndeshje të zhvilluar.
Portieri 25-vjeçar, kishte firmosur me Chelsean në vitin 2010, kur ishte transferuar nga ekipi i Kroacisë, Inter Zapreshiq, por menjëherë i dolën telashe me lejen e punës, duke bërë që ai mos të debutonte me londinezët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu që, Chelsea e huazoi në Holandë, te Vitesse Arnhem, ekip ku vazhdimisht dërgon futbollistë të rinj për t'u zhvilluar para se t'i kthejë në Londër për të vazhduar karrierën.
Por Delaq nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë problemin me lejen e punës dhe për këtë arsye nuk ka mundur ende të regjistrojë asnjë paraqitje me fanellën e Chelseat. Edicionin e fundit, ai luajti në Belgjikë te skuadra e Mouscronit dhe për Delaqin ky ishte huazimi i dhjetë prej se iu bashkua Chelseat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.