Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjen e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Real Madridi e ka konfirmuar në faqen zyrtare të martën se Diaz ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19 dhe është vetëizoluar. Ai është testuar të hënën. Gazeta “Marca” ka njoftuar se Diaz ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga pushimi i shkurtër që e ka pasur pas përfundimit të stinorit në La Liga.