Skuadra e Real Madridit ka njoftuar të mërkurën se katër lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të fundit, ka raportuar e përditshmja spanjolle “Marca”.
Bëhet e ditur se lojtarët që janë prekur nga virusi janë Vinicius Junior, Thibaut Curtois, Edoardo Camavinga dhe Federico Valverde.
Të gjithë lojtarët e prekur janë kthyer në klub pas pushimit të shkurtër dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit përpara se të fillojnë me stërvitjet.
Klubi ka njoftuar se të gjithë lojtarët edhe të enjten do t’i nënshtrohen testimet, ndonëse ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit. Ndeshjen e radhës në kuadër të La Ligas, Real Madridi e luan të dielën në udhëtim te skuadra e Getafes në kuadër të xhiros së 19.