Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Federico Valverde, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në faqen zyrtare. Klubi ka thënë se Valverde ka rezultuar pozitiv në testimet që janë bërë sot.
“Real Madrid C.F. njofton se lojtari ynë, Fede Valverde, ka testuar pozitiv në testet për COVID-19 që janë bërë sot”, thuhet në komunikatë të klubit madrilen.