Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët që dështuan tek Arsenali, por që shkëlqyen në ekipe tjera të mëdha

Dikur largimi nga Arsenali nënkuptonte se karriera e një lojtari do të merrte rrugën e rënies.

Por tash është e kundërta, siç u dëshmua me Serge Gnabryn, që shënoi katër gola në fitoren 7:2 të Bayern Muenchenit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, shkruan The Sun.

Gnabry është në listën e lojtarëve që ndonëse nuk arritën shpërthimin e madh tek Arsenali, vazhduan dhe arritën majën në skuadra tjera, transmeton Koha Ditore.

Ja disa prej tyre.

Serge Gnabry

Edhe Rruga e Gnabryt deri te gjiganti gjerman Bayern Sport Rruga e Gnabryt deri te gjiganti gjerman Bayern

Sulmuesi anësor gjerman, Serge Gnabry, ishte transferuar nga Arsene Wenger tek Arsenali kur ishte 16-vjeçar në vitin 2010, në një marrëveshje që sillej në rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).

Dukej si një blerje e madhe, ku shumë analistë e quanin Gnabryn e ardhmja e futbollit gjerman. Edhe Mesut Oezil më vonë thoshte se Gnabry ishte lojtari më i mirë me të cilin kishte luajtur në skuadër, pasi që 18-vjeçari luajti përkrah tij në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Muenchenit.

Por, me gjithë nominimin për çmimin "Djaloshi i artë" në vitin 2013, një lëndim serioz i gjurit frenoi përparimin e tij. Kur u kthye në formën më të mirë fizike, Gnabry e gjeti veten "të ngrirë" nga skuadra, kështu që ai u huazua te West Bromwich Albion, ku përjetoi një periudhë të tmerrshme.

Ai luajti vetëm tri herë për West Bromwichin, ku kryetrajneri nuk kishte menduar se Gnabry është mjaftueshëm i mirë për Premier League. Wenger e shiti Gnabryn te Werder Bremeni në vitin 2017 për pesë milionë euro dhe pasi shkëlqeu me Werderin në një stinor në Bundesligë, ai u transferua te Bayern Muencheni për tetë milionë euro, ku stinorin e kaluar u zgjodh lojtari më i mirë i vitit te Bayerni.

Edhe Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun Futboll Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Donyell Malen

Së fundi është raportuar se Arsenali, Liverpooli e Evertoni po interesohen për transferimin e Donyell Malenit. Në fakt, Malen është larguar nga Arsenali në vitin 2017, duke u transferuar te PSV-ja. Ai është produkt i akademisë së Ajaxit, ndërsa ishte transferuar nga Arsenali në vitin 2015...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)