Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Romës me mesazh për Wijnaldumin

Futbollistët e Romës kanë veshur fanellat speciale para ndeshjes ndaj Cremoneses në mbështetje të Georginio Wijnaldumit.

Roma përballet me Cremonesen të hënë (sonte) prej orës 18:30 në ndeshjen e xhiros së dytë të Series A.

Holandezi që u huazua te Roma nga PSG-ja, pësoi lëndim të rëndë në stërvitje dhe nuk dihet ende se sa do të mbetet jashtë fushës.

“Forca Gini” shkruante në pjesën e përparme të fanellës së bardhë me numër 25, të cilat i bartnin lojtarët e Romës derisa po kryenin përgatitjet para duelit.

 

Artikuj të ngjashëm