Një stadium olimpik edhe për Vushtrrinë. Dhe jo vetëm kaq. Nëse në krye të këtij qyteti do të jetë Ferit Idrizi nga PDK-ja, do të bëhen edhe 13 terrene të reja për sporte të ndryshme. Gjithë këto brenda mandatit të ardhshëm 4-vjeçar.
Këtë premtim e dha të hënën kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një takimi që pati me disa sportistë të Vushtrrisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo që u tha nga Veseli mbetet vetëm premtim. Stadium olimpik nga ai u premtua edhe për Prizrenin dhe Drenasin. Por, paraardhësi i tij në krye të PDK-së, Hashim Thaçi, sot president i vendit, kishte premtuar për Prizrenin stadium olimpik edhe në kohën kur ishte kryeministër, po ashtu gjatë kohës së fushatës. Thaçi si kryeministër kishte premtuar në mars të 2014-s edhe ndërtimin e stadiumit nacional. Nga atëherë u ndërruan dy qeveri. Ajo e kaluara, vendosi që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, Komuna e Prishtinës, ndërsa kjo aktualja, vendosi që ky stadium të ndërtohet në Drenas, në fshatin Korroticë.
Më shumë asgjë nuk është bërë rreth këtij premtimi të bërë para tre vjetëve e gjysmë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.