Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locke pret ndeshje madhështore në Prizren

Amerikani i Bashkimit, Kayel Locke, pret atmosferë të zjarrtë nga të dyja tifozëritë sot në “Sezai Surroi” në përballjen e katërt të serisë finale ndaj Prishtinës.

Bashkimi është në disavantazh 1-2, por Locke është optimist se me përkrahjen e tifozëve sonte do të barazohet gjithçka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pres një lojë madhështore ndërmjet dy ekipeve që kanë një tifozëri energjike. Ky është rasti ynë më i mirë për fitore, pasi luajmë në shtëpi dhe do ta shfrytëzojmë për të barazuar gjithçka”, është shprehur Locke për Koha Ditore.

Ndeshja e sotme fillon në ora 19:00.