Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli refuzoi Unitedin në verë

Manchester Unitedi shfaqi interesim në transferimin e mesfushorit të Juventusit, Manuel Locatelli, gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, mesfushori italian kishte refuzuar që t’i bashkohet gjigantit të Premier Leagues, ka shkruar të shtunën mediumi italian “Calciomercato”.

“Djajtë e kuq” më pas u vunë edhe në kërkim të Adrien Rabiotit, mesfushorit tjetër të “zonjës së vjetër”. Sidoqoftë, në fund vendosi që ta transferojë Casemiron nga Real Madridi.