Llapi ka angazhuar mbrojtësin e qendrës, Granit Jashari. Te Llapi presin shumë nga 24-vjeçari, që deri më tani ishte te Gjilani.
Jashari ka firmosur për dy vjet, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
“Jashari do të rritë edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do të jetë forcë shtesë për klubin që të arrij objektivat”, ka shkruar Llapi.
Jashari është një prej shumë lojtarët që së fundi u larguan nga Gjilani.