Klubi i futbollit Llapi ka prezantuar mbrojtësin e qendrës, Dardan Musliu. Musliu siç njofton klubi së fundi ka luajtur për FV Lorrach-Brombach.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Klubi është duke punuar intensivisht në krijimin e ekipit U21 për edicionin e ri dhe Musliu përveç ekipit senior do mund të aktivizohet edhe në atë U21”, shkruan në njoftimin e klubit llapjan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
12 shkurt 2023 22:45
-
Shpërndaje në: