Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi po përgatitet për të arritur suksese

Futbollistët e Llapit janë duke u përgatitur intensivisht për sezonin e ri që do të nis më 19 gusht.

Llapjanët po stërviten nga dy herë në ditë, vetëm e vetëm që të jenë gati për edicionin 2017/2018, i cili pritet të jetë shumë interesant, transmeton KTV.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina, shprehet shumë i kënaqur me punën që po bëjnë futbollistët e skuadrës që ai drejton.

Sa i përket ambicieve, Batatina si rrallëherë, tregohet i matur në deklaratën e tij, ani pse vërehet që e lakmon daljen në Evropë.

Trajneri i Llapit, ka një mesazh për skuadrat tjera që janë përforcuar në afatin kalimtar të verës.

Në stërvitjen e së enjtes, i pranishëm ishin edhe katër herë futbollisti më i mirë në futbollin e Kosovës, Mentor Zhdrella, i cili nga Feronikeli u transferua te Llapi.

Edhe Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin Futboll 1 muaj më parë Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin

Në total, klubi nga Podujeva ka transferuar nëntë futbollist, kurse janë larguar edhe disa të tjerë. Optimist dhe të kënaqur që do ta veshin fanellën bardhekaltër, u shprehën edhe përforcimet tjera, Leart Emini, Ilir Blakçori, Gentrit Begolli dhe i rikthyeri nga Gjermania, Benjamin Emini.

Llapi, do të vazhdojë përgatitjet në Kosovë ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore dhe sipas trajnerit Tahir Batatina, nuk është e nevojshme dalja jashtë vendit.

Në kampionatin e fundit, Llapi u renditet në vendin e tretë, kurse ishte finalist i Kupës së Kosovës ku u mposht nga Besa pas ekzekutimit të penalltive.