Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi mposht Feronikelin, siguron çerekfinalen

Llapi ka mposhtur Feronikelin për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët mposhtën ekipin nga Drenica vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi vazhdimet u mbyllën me rezultat 2 me 2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi dy herë ishte në epërsi ndaj Feronikelit, por nuk arriti ta ruajë atë deri në fund. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1, kurse pas vazhdimeve 2:2.

Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Festim Krasniqit në minutën e 59-të nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë Feronikeli i barazoi shifrat pas autogolit të Hamdi Namanit.

Ndërkohë, në vazhdime Feronikeli ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por ishte Llapi që shënoi sërish i pari në minutën e 105-të, kur Mirlind Daku shfrytëzoi një gabim të Ardian Limanit. Në minutën e fundit të vazhdimeve Feronikeli i barazoi shifrat me golin e Mendurim Hotit nga penalltia, pasi paraprakisht një lojtar i Llapit e ndali topin me dorë në vijën fatale të portës.

Në gjuajtjet e penalltive më të suksesshëm u treguan futbollistët e Llapit, të cilët fituan 4:2. Te llapjanët dështoi vetëm Hamdi Namani, derisa te Feronikeli nuk shënuan Mark Milicaj e Yll Hoxha.