Sport

Llapi mposht Dritën kampione

Llapi ka mposhtur kampionen e Kosovës në futboll, Dritën, për ta përforcuar pozitën e tretë në tabelën e Superligës.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Festim Alidemaj në minutën e 41 dhe me këto tre pikë llapjanët lënë prapa Dritën për gjashtë pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtën kohë, Liria ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1 me 0.