Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi i mbyll me humbje përgatitjet për Evropë

Llapi e ka humbur ndeshjen e fundit përgatitore për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Fituesi i Kupës së Kosovës humbi të martën nga Laçi me rezultatin 2:0.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Strugë, ndërsa për Llapin ishte edhe ndeshja e fundit para ndeshjeve të Evropës. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Llapi për kundërshtar do ta ketë Buduqnostin e Malit të Zi.

“Trajneri Tahir Batatina i pushoi disa nga futbollistët kryesor: Avdylin, Ramadanin, Riveran, Prognin e Fernandon, kurse në pjesën u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale. Pas mbarimit të ndeshjes, ekipi mbyll fazën përgatitore dhe do niset për Kosovë”, shkruan në njoftimin e Llapit.

Artikuj të ngjashëm