Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi forcohet me mesfushorin Morina

Mesfushori Albutrint Morina është përforcimi më i ri i Llapit, ka njoftuar ekipi nga Podujeva të martën.

Morina 26-vjeçar, me Llapin ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë, kurse së fundi ishte pjesë e Feronikelit, me të cilin ekip edicionin e shkuar fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës.

Morina karrierë ka bërë edhe te Vëllaznimi.

”Familjes bardh e kaltër të KF Llapi i është bashkuar edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Përgjatë dy edicioneve të kaluara te Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19, Morina ishte ndër protagonistët në shpalljen kampion”, ka shkruar Llapi.