Mesfushori Gentrit Limani do të luaj sërish për Llapin.
Këtë e ka bërë të ditur të premten klubi llapjan i futbollit. Limani për pak javë ishte te Ferizaj, ku ishte transferuar pikërisht pas ndarjes me Llapin. Por 24-vjeçari dhe klubi llapjan kanë vendosur që sërish të ndjekin rrugë të njëjtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të jetë pjesë e skuadrës nga ndeshja me Ferizajn, që zhvillohet në fundjavë.
Limani është zhvilluar në Gjermani, por tashmë po luan në Kosovë. Ka luajtur për U19 e U21 të Kosovës.