Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi do t’i luajë katër miqësore në Ohër

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, Llapi, do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore në Ohër në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Ekipi nga Podujeva, të mërkurën ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të përballet në këto miqësore.

Llapi të martën është zhvendosur në Ohër për fazën e dytë përgatitore, kurse miqësoren e parë, do ta luajë sot kundër Ballkanit prej orës 18:00.

Pas Ballkanit, Llapi do të përballet edhe me Gjilanin (24 qeshor), Makedonija GP (26 qershor) dhe Laçin (28 qershor).

“Sot e nisim ciklin e ndeshjeve kontrolluese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit, ndeshje e cila do luhet nga ora 18:00”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, edicionin e ri do ta nisë me ndeshjet në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kundërshtari i parë i Llapit në këtë garë është Buduqnosti i Podgoricës.

Artikuj të ngjashëm